I ndalohet hyrja në Angli, futbollisti mungon tek Arsenali

futbollistiMbrojtësi i Paris Saint-Germain do të mungojë në sfidën e nesërme të Ligës së Kampionëve.

Serge Aurier nuk ka udhëtuar me skuadrën e PSG drejt Anglisë, pasi që nuk ka të drejtë të hyjë në këtë shtet.

Arsyeja e ndalimit të tij është se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, në muajin shtator ishte dënuar me dy muaj burg pasi që kishte goditur një polic në Paris.

Klubi francez ka mbetur i shtangur nga ky vendim i autoriteteve britanike dhe ka dërguar një ankesë, ku ndër të tjera ka thënë se kjo është mungesë respekti ndaj klubit të PSG.

PSG dhe Arsenali kryesojnë Grupin A me nga 10 pikë secila dhe ndeshja e nesërme mund të jetë vendimtare për të përcaktuar se cila nga këto dy skuadra do të zërë vendin e parë në tabelë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nisin diskutimet për Ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Idenë e shfaqur së fundi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ...