Autobusi me futbollistët e Izraelit përfshihet në një incident, mësohet gjendja e tyre

polici-elbasannDy orë më parë mësuam mbërritjen e autobusit me ekipin e Izraelit në stadiumin Elbasan Arena.
Por tani disa burime tregojnë se autobusi është përfshirë në një incident. Mesohet se nga pakujdesia, njëri nga dy autobusët që transportoi ekipin e Izraelit, është përplasur me një shtyllë ndriçimi duke e rrëzuar përtokë. Fatmirësisht futbollistët izraelitë nuk kanë pasur asnjë lloj dëmtimi. As autobusi nuk ka pësuar dëme.

Izraeli ka bërë seancën e zakonshme stërvitore sonte në Elbasan Arena, ndërsa nesër do të përballet me Kombëtaren Shqiptare në orën 20:45.

Për t’u përmendur është fakti që policia ka marrë masa të shumta për sigurimin e aktivitet sportiv dhe lëvizjen e ekipit izraelit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...