Futbolli në kaos, arrestohet kreu i Federatës boliviane

Sport

kreu-federatesRëndohet situata në futbollin bolivian. Presidenti i Federatës vendase, Rolando Lopez u arrestua me akuzat për korrupsion gjatë fillimit të kësaj jave duke shënuar rastin e dytë të rëndë, pas humbjes së dy ndeshjeve në tavolinë nga ana e ekipit bolivian në muajin tetor për shkak të aktivizimit të lojtarëve të pafederuar.

Lopez u arrestua në distriktin e Cochabambas i akuzuar për korrupsion në universitetin publik të qytetit ku ai punon si profesor. Lopez pritet të dalë përpara një gjykate, e cila do të vendosë nëse ai do të hetohet në gjendje të lirë apo do të përfundojë pas hekurave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prokurorit të cështjes, Marco Gomez, gjatë muajit qershor, Rolando Lopez udhëtoi për në Kupën e Amerikës që u zhvillua në SH.B.A, dhe tërhoqi të plotë pagën e tij ndërkohë që nuk dha asnjë orë mësim në Universitetin e San Simon.

Kohët e fundit Lopez nuk ka kaluar një situatë të qetë pasi shumë lojtarë të kombëtares boliviane kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas skandalit të Fifa-s, që i zbriti pikët skuadrës, ndërsa dhe paraardhësi i tij Carlos Chavez gjithashtu u gjykua pak kohë më parë për përfitim të paligjshëm të fondeve të një shoqate bamirësie.

ME TE LEXUARAT