Fushë- Krujë, 42-vjeçari dhunon gruan nën efektin e alkolit, policia gjen kanabis në banesë

dhune-gruajaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë- Krujë. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Shtetasi Luan Xhepi nën ndikimin e alkoolit dhe për motive të dobëta dhunoi 37-vjeçaren me inicialet M.XH. Mësohet se policia gjatë një kontrolli iu gjet dhe kanabis në banesë.

Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit bënë me dije se në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike si dhe 1 thikë dhe 1 kaçavidë. Xhepi është person më precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Dhunë në familje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvendi-2016

Kuvendi miraton ne parim projekt-buxhetin e vitit 2017 dy ore pas mesnate

Pas nje seance maratone Kuvendi votoi ne parim projekt buxhetin e vitit ...