Fuqia e iPhonit ''shokon'' kompaninë Apple!(Foto)

Soft

iphone-liqenNjë peshkatar tregon se një vit më parë i ka rënë iphone në një liqen të akullt. Ai shprehet se pasi e gjeti atë, iphone punon sërish në mënyrë të përkryer. Bëhet fjalë për Michael Guntrum nga Knox, Pennsylvania. Ai rrëfen se ka qenë duke peshkuar në një liqen të ngrirë kur i ka rënë iPhone nga xhepi dhe ka hyrë në vrimën ku ishin vënë grepat.

Por, pasi uji i liqenit është tharë, në atë vend ka shkuar Daniel Kalgren, një inxhinier mekanik, i cili e zbuloi telefonin me një detektor metalesh. Ai e gjetin iPhone-in të zhytyr në baltë dhe e mori me vete.

Pasi e ka pastruar dhe e ka vënë në oriz për disa orë, e ka lidhur kabllon për karikim dhe telefoni është ndezur.

Me të parë se kush është pronari, Kalgren e ka kontaktuar për ta njoftuar për gjetjen që ka bërë në liqen.

ME TE LEXUARAT