Artan Fuga: Pse fitoi Trump dhe gafa e madhe e Edi Ramës

Politikë

artan-fugaAkademiku Artan Fuga jep tre arsye përse Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ai tha se arsyeja e parë është se si gjithmonë në jetën e tij edhe në këtë garë Trump u tregua pragmatist.

Ai kishte treguar gjatë jetës së vete aftësi si menaxher, nuk ka treguar rracizëm në punë. Ky njeri kishte treguar se çfarë është puna. Madje duke treguar edhe humanizëm. Së dyti e gjithë kundërvënia ndaj tij e një kaste politike u kthye në të kundërt dhe në favor të Trump sepse populli amerikan nuk e pranoi dhe e treta e gjithë media kundër tij dështoi duke futur këtu edhe sondazhet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me kritikat që kryeminstri Edi Rama bëri ndaj Donald Trump gjatë fushatës elektorale duke përdorur deri shprehjen “Mos e dhëntë Zoti që Trump të zgjidhet president i SHBA”, Fuga nuk beson se Trump do tregojë inate personale ndaj Ramës, por e cilësoi deklaratën e Ramës si një gafë të madhe. Madje Fuga tha se edhe sqarimi i djeshëm i Ramës për deklaratën e bërë gjatë fushatës ishte një gafë më e rëndë se gafa e parë. “Tjetër gjë është të gabosh me fjalë dhe tjetër gjë është gabosh me veprime”, tha Fuga.

ME TE LEXUARAT