FSHF kërcënon tifozët: Në ndeshjen Shqipëri-Izrael do të ketë arrestime nëse…

fshf2015Kombëtarja shqiptare do të ndeshet me 12 nëntor me Izraelin, ndeshje e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”.

Disa ditë përpara kësaj ndeshjeje, FSHF  ka reaguar ashpër ndaj tifozëve “problematikë” që shpalosin banderola dhe bëjnë gjeste të dënueshme nga FIFA shkruan LajmiFundit.al.

“Nëse do të ketë tifozë të tillë që do të mundohen të shpalosin banderola të tilla politike në stadiume, pa diskutim që do të jetë një gjë shumë e dëmshme për kombëtaren shqiptare, pasi UEFA dhe FIFA i dënojnë këto gjeste. Por i bëj thirrje dhe një apel që mos të guxoj asnjë që të bëjë gjeste të tilla, pasi do të ketë monitorim të rreptë dhe nëse ata guxojnë që të bëjnë këto gjëra, do të kenë masa të rrepta penale. E them me bindje që njerëz të tillë do të arrestohen në moment, Nëse do të kenë raste të tilla do të ketë masa shumë të forta, jo sportive, por masa penale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...