FSHF: Gjithcka gati për ndeshjen Shqipëri-Izrael, s`ka teprim

Sport

stolat-elbasan-arenaZëdhënëse i Federatës Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona, doli sot para mediave në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” për të informuar publikun se përgatitjet për ndeshjen Shqipëri-Izrael, që luhet nesër në Elbasan, po shkojnë normalisht dhe masat e sigurisë të marra nuk janë të ekzagjeruara.

“Jam këtu për të ndarë një shqetësim të FSHF-së lidhur me ndeshjen që do të zhvillohet nesër në ‘Elbasan Arena’, Shqipëri-Izrael, pikërisht për ato informacione lidhur me një siguri tepër, tepër të ekzagjeruar. Ndërkohë, që në fakt nuk ndodh asgjë e pazakontë dhe ju mund ta shikoni vetë, nuk ka regjim të tepruar policor. Janë vetëm dy policë përpara hyrjes së stadiumit. Nuk do të ketë regjime kaq të tepruara policore”, – tha Kokona, ndërsa shpjegoi se procesi i shitjes dhe konvertimit të biletave po shkon normalisht. Gjithashtu, ai u bëri thirrje tifozëve që të vijnë sa më të shumtë në numër në stadium për të mbështetur kombëtaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vazhdon shitja e biletave normalisht, vazhdon konvertimi i biletave të shitura në Shkodër normalisht. Dua t’ju bëj me dije se gjithçka po shkon sipas parametrave të parashikuar prej nesh. Futbolli kthehet në shtëpi, kombëtarja kthehet në Elbasan Arena, asgjë nuk ka për t’u shqetësuar. Gjithashtu, në lidhje me biletat, në radhë të parë dua të falënderoj për mirëkuptimin qytetarët. Sigurisht që policia dhe forcat e rendit kanë detyrën e tyre, por realisht nuk është se ka probleme kaq të mëdha sa përflitet, duke dhënë ide të gabuara te njerëzit. Ju presim të gjithëve në stadium, nesër shpresoj ta mbështesim Kombëtaren sa më shumë dhe ndoshta shumë të marrim një rezultat pozitiv”, tha ai.

ME TE LEXUARAT