Vjosa drejt pikës kritike, Panariti: Banorët të pranojnë evakuimet

panaritiiMinistri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka paralajmëruar qytetaret dhe bizneset qe banojnë dhe qëndrojnë pranë lumit Vjosa, qe te largohen prej andej.

Situata ne 12 orët e ardhshme parashikohet te përkeqësohet, si pasoje prurjeve te mëdha. Aktualisht, lumi i Vjosës është ne nivelin maksimal te tij, ndërsa parashikohet qe situata ne oret ne vazhdim te përkeqësohet me tej, për shkak te vijueshmërisë se reshjeve.

Ministri Panariti theksoi se institucioni qe ai drejton ka bere 10 ndërhyrje ne argjinaturën e lumit Vjose, ndërhyrje këto te cilat zbusin vërshimin e ujërave drejt banesave dhe tokave bujqësore.

“Në 12 orët e ardhshme pritet rritje e prurjeve të lumit Vjosa. Angazhim maksimal, të gjitha strukturat në gatishmëri dhe të mirë koordinuara. Të mbrojmë dhe të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ekonomitë familjare”, ka theksuar Panariti.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi ...