Francë, policia flet për sulmin "terrorist" në qendrën e murgjve

Bota

sulmi-franceSulmi vdekjeprurës ndaj shëtpisë për strehimin e misionarëve në pjesën jugore të Francës nuk ka lidhshmëri me “terrorizmin islamik”, kanë thënë sot autoritetet franceze.

“Nuk ekziston çfarëdoqoftë lidhje me terrorizmin islamik”, tha Christophe Barret, prokuror publik në qytetin Monpelije. Ai tha, po ashtu se sulmi në një fshat afër Monpeliesë ishte krim “lokal”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se një person i armatosur dje ka hyrë në ndërtesën e misionarëve të pensionuar të krishterë dhe e ka therrë për vdekje një punëtore, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Prokurori Barret tha se policia ende është në kërkim të sulmuesit.

Franca vazhdon të mbetet nën gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin, pas një vale të sulmeve për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, përfshirë edhe vrasjen e një prifti të moshuar në muajin korrik.

ME TE LEXUARAT