"Kemi fotot duke pirë drogë", dy të rinj shantazhojnë djalin e ish-deputetit

Aktualitet

shantazh-djalit te ish-deputetit“Kemi foto të tuat ku dallohesh, dukesh duke pirë drogë, nëse nuk na jep 2.500 euro do t’i tregojmë babait tënd”. Me këtë mesazh dhe kërcënime të tjera përmes Facebook-ut, 4 adoleshente i kanë vendosur gjobë bashkëmoshatarit të tyre, i cili, i ndodhur nën presion u ka dhënë atyre 26 mijë euro në total.

Prokuroria thotë se nga hetimet rezulton se nga muaji janar i këtij viti deri në prill adoleshentët i kanë vendosur 12 gjoba një 17-vjeçari, i cili është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ibrahim Bruka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy prej tyre, Rogers Ademaj dhe Luan Lama, ndodhen në paraburgim, ndërkohë që dy të tjerët, Ilir Shehu dhe Fatmir Gjeta janë të shpallur në kërkim policor.

Nën gjykim është edhe Shkëlqim Spahiu, i cili sipas prokurorisë ka patur dijeni për kërcënimet ndaj adoleshentit, por nuk ka kallëzuar pranë autoriteteve.

Të pandehurit e kërcënonin 17-vjeçarin se do t’i njoftonin familjen e për këtë ai ka marrë fshehtaz në të gjitha episodet nga 2.500 deri në 5 mijë euro, derisa në rastin e fundit është dorëzuar dhe ka njoftuar familjen për situatën, çka ka sjellë edhe zbulimin e gjobëvënesve.

Prej dy vitesh vërehet një trend në rritje i gjobëvënieve përmes rrjeteve sociale, veçanërisht tek të rinj e të mitur, më i rëndi i të cilëve ishte ai i gjobëvënies për bullizëm, ose disa të mitur që kërcënonin një vajzë nga Elbasani se do ta shanin në klasë nëse ajo nuk iu sillte lekë./ Topchannel /

ME TE LEXUARAT