De Biasi: Hyjmë në fushë për fitore, ja formacioni i Shqipërisë

Sport

formacioni-kombetarjaTrajneri i kombëtares, De Biasi ka menduar të hedhë në fushë formacionin më të mirë për shkak se përballet me një rival direkt.

Mësohet se skuadra do të dalë në fushë me modulin 4-1-4-1 shkruan LajmiFundit.al.

Në portë do të jetë portieri Berisha ndërkohë në repartin e mbrojtjes do të jenë Agolli, Mavraj, Gjimshiti dhe Hysaj.

Më tutje do të jetë Kukeli, i cili mund të avancojë drejt mesfushës ku do të jenë Abrashi dhe Xhaka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në repartin e sulmit De Biasi ka vendosur të besuarit e tij.

Llukaku dhe Memushaj do të jenë në krahë dhe do të furnizojnë me gola Bekim Balajn.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të eleminatoreve të Botërorit "Rusi 2018".

Një ditë para përballjes me Izraelin në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka thëne se ekipi do hyjë në fushë vetëm për fitore.

“Do luajmë me formacion më të mirë, pasi nuk jemi të kënaqur me vendin e tretë dhe do synojmë fitoren. Armando Sadiku dhe Odise Roshi janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të luajtur. Stadiumi “Elbasan Arena na ka sjellë gjithmonë fat”- ka thënë trajneri i kombëtares./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT