Makinat “Ford” tani me super-sisteme në ndihmë të shoferit

18
Kliko per me shume info

Kompania e njohur Ford ka prezantuar disa sisteme të sigurisë për ndihmë të shoferit të cilat do të jenë pjesë e modeleve të ardhshme të kësaj kompanie në mënyrë që të jenë më të sigurt dhe më të përshtatshëm.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Ndër të tjera, Ford ka prezantuar sistemin e ashtuquajtur Cross-Traffic System, i cili i ndihmon shoferit gjatë parkimit në momentet kur i afrohet ndonjë veture ose ndonjë këmbësori. Ky sistem i ri në momentin e afrimit të ndonjë veture apo këmbësori frenon automatikisht, në mënyrë që të evitojë ndonjë incident.

Tjetër sistem që ka prezantuar Fordi është edhe sistemi Evasive Steering Assist, i cili përmes ndihmës së radarit dhe kamerës mund të detektojë ngadalësimin apo ndaljen e veturave tjera që janë përpara veturës sonë. Ky sistem i ndihmon shoferit që t’iu shmanget aksidenteve të papritura.

Gjithashtu, Ford prezantoi edhe sistemin e ri i cili ju paralajmëron nëse lëvizni në drejtimin e gabuar, transmeton Koha.net. Ky sistem përdorë kamerën dhe sistemin e navigacionit në mënyrë që të paralajmërojë shoferin se është duke marrë kthesën e gabuar ose veç është duke lëvizur në drejtimin e gabuar.

Ford ka prezantuar edhe sistemin për identifikim të këmbësorëve, çiklistëve dhe kafshëve në rrugë, Traffic Jam Assist, i cili mund të marrë kontrollin e veturës gjatë vozitjes në bllokime të trafikut. Kompania Ford ka prezantuar edhe sistemin e avancuar të dritave të përparme, të cilat zgjerojnë rrezet e dritës në kryqëzimet, rrethrrotullimeve etj., në mënyrë që të rrisë pamjen dhe kështu edhe sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here