Profesori që parashikoi ngritjen, parashikon edhe rënien e Donald Trump

profesori-parashikoi-fitorenKur Allan Lichtman deklaronte se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e 8 nëntorit, askush nuk e besoi. Profesori i Universitetit të Uashingtonit ishte ndër të parët që e deklaronte këtë, duke shkuar kundër rrymës dhe sondazheve, që në ato ditë tregonin një avantazh deri në 9 përqind të Hillary Clintonit.

Sot është sërish ky profesor që bën një parashikim tjetër; rrëzimin e Donald Trump. Ai thotë se ka shumë mundësi që Presidenti i sapozgjedhur të mos e mbyllë mandatin e tij, madje shkon deri atje sa të deklarojë se do të jenë vetë republikanët ata që do të nisin procedurat e shkarkimit të tij.

“Jam shumë i sigurtë se Trump do të shkaktojë vetë arsyet që mund të çojnë në nisjen e procedurave të shkarkimit të tij. Ndoshta mund të vendosë në rrezik sigurinë kombëtare, ose mund të favorizojë veten ekonomikisht”, thotë profesori Allan Lichtman.
Lichtman thotë se vetë republikanët nuk e duan Trumpin si President dhe jep edhe arsyet për këtë.

“Sepse nuk mund ta kontrollojnë. Ai është i paparashikueshëm dhe pjesa drejtuese e partisë preferojnë Mike Pence, për shkak se është më i qetë dhe më i kontrollueshëm”, thotë profesori i Universitetit të Uashingtonit.

Përsa kohë që Trump nuk ka marrë ende detyrën, gjithçka mbetet në kuadrin e parashikimeve dhe spekulimit, por e thënë nga Lichtman nuk është krejtësisht pa bazë. Ai është autori i ndërtimit të një mekanizmi përllogaritës të zgjedhjeve amerikane, mekanizëm që e ka vënë në punë për herë të parë në vitin 1984 dhe që prej asaj kohe nuk ka gabuar asnjëherë në përzgjedhjen e fituesit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nusja-vdes

Tragjedi në ditën më të bukur, nusja vdes në aksident ajror(Foto)

Një tragjedi shkatërroi jetën e një cifti të ri. Nusja, e kishte ...