Fitorja e Trump, flet Nishani: Trump do të nxisë raportet Shqipëri-SHBA

17
Kliko per me shume info

nishani-mbetjeNjë urim për Donald Trump vjend he nga presidenti i vendit, Bujar Nishani. NË urimin e tij, ai tha se presidenti i SHBA-ve do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-SHBA.

‘’Jam i bindur se zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të sjellë një marrëdhënie më të ngushtë, më të fortë, ashtu sic e kanë cilësuar anëtarët e stafit të tij. Partneriteti Shba-Shqipëri është strategjike. Është fat i madh që ne kemi një mik kaq të madh, saç janë SHBA jam i bindur se Trump do ta nxisë këtë marrëdhënie kaq të mire, këtë frymë bashkëpunimi mes dy vendeve tona.
Në radhë të parë garancia është përputhja e intersave strategjike. Së dyti eksperienca që ka pasur Shqipëria dhe shqiptarët në ndihmën që ka marrë nga SHBA. Jo vetëm nga Shtëpia e Bardhë por edhe nga senati, marrëdhënia SHBA-Shqipëri është e konsoliduar, e orjentuar drejt vlerave të lirisë. Orjentimi i Shqipërisë është euroatlantik, është një orjentim perëndimor dhe unë jam i bindur që edhe eksperienca e demonstruar në jetën e tij të suksesshme presidenti i zgjedhur Trump do të jetë një garanci e madhe për këtë besim që ne kemi në hapësirën mbarë shqiptare.
Unë nuk do bëj komente as të deklaratave të kryetarit të qeverisë dhe as të institucioneve të tjera. Por ajo që jam i i bindur është se të gjitha forcat politike, presidenti etj janë dhe do të mbeten miq të SHBA. Ne do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtë me ta.’’- tha Nishani

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here