Mbrojtësi i Izraelit: S’jemi të frikësuar, të gjithë po mendojmë për ndeshjen

izraeliMbrojtësi i kombëtares së Izraelit ka thënë se skuadra nuk është e frikësuar dhe se të gjithë po mendojnë për ndeshjen me Shqipërinë.

Ekipi izraelit ndodhet në një hotel në Tiranë, ku po mbahet nën masa të larta sigurie nga frika e një sulmi të mundshëm terrorit.

Ata nuk do të lejohen të lëvizin nga ambientet e hotelit, emri i të cilit për arsye sigurie s’bëhet me dije dhe po mbahen nën vëzhgim nga forca të shumëta policore.

“Ne nuk jemi të frikësuar. Ne jemi lojtarë të futbollit dhe ne jemi duke menduar për ndeshjen kundër Shqipërisë. Unë jam i sigurt se ata (autoritetet shqiptare) që janë përgjegjës për sigurinë tonë do të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Ajo nuk ka të bëjë me ne dhe ne kemi nevojë për të luajtur futboll.”- ka thënë Shir Tzedek, mbrojtës i Kombëtares së Izraelit./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...