Flet Marjo Ribaj në Gjykatë: ‘’Fatjoni qëlloi i pari, unë u vetëmbrojta’’

Aktualitet

UntitledZbardhet sot në gjykatë vrasja e 23 vjecarit nga bashkëmoshatari tij MArjo Ribaj. Në prokurori ai ka rrëfyer se ekzekutimi tij u bë për vetëmbrojtje. Ai tregoi se kishte shkuar në shtëpinë e Veizaj sëbashku me shokun e tij Endri Pango për të marrë mjetin mbrapsht.

Njoftimi:

“Shtetasi Marjo Ribaj, shpjegoi se në datë 08.09.2016. i ka shitur një automjet të markës Opel Frontera, model i vjetër,pa targa, me ngjyrë vishnjë, shtetasit Fabion Veizaj, nga fshati Vranisht i Vlorës për shumën e një milion e dyqind mijë lekëve. Fabioni nuk i ka paguar paratë ,duke i thënë se do i`a jepte në fund të muajit Shtator të këtij viti. Gjatë kësaj kohe shtetasi Marjo i ka kërkuar disa herë paratë, por Fabjoni i kishte thënë se ishte pak ngushtë nga ana ekonomike, por do t`i gjente dhe do t`ia jepte.

Shtetasi Marjo e ka telefonuar përsëri në datë 10.11.2016 dhe i ka kërkuar paratë e shitjes së makinës, por Fabjoni i ka thënë i inatosur se lekët i kishte, dhe nuk donte t`ia jepte. Pasi ka marrë këtë përgjigje Marjo i ka thënë se do vinte të merrtë makinën. Të nesërmen së bashku me shtetasin Endri Pango, shok i tij, kanë vendosur të shkojnë në Vranisht dhe janë nisur nga Vlora rreth orës 09.30 me automjetin e markës Fiat Punto, në pronësi të Marjos. Në makinë në pjesën e pasme, nuk ka sedilje dhe brenda një thesi me ngjyrë të bardhë,Marjo kishte një armë zjarri automatike dhe 2 krehëra me fishekë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai e ka marrë në telefon dhe pas rreth 10 minutash ka ardhur Fabjoni”.

“Marjo ka nisur makinën , ka ikur rreth 10-15 m, ka dëgjuar të shtëna arme zjarri që vinin në drejtimin e makinës, dhe në ecje e sipër shpjegon të ketë nxjerrë nga thesi armën automatike që kishte me vete dhe me dorën e djathtë ka qëlluar 4- 5 herë, por pa menduar drejtimin se ku po qëllonte.Pasi është larguar e ka parkuar makinën disa metra larg banesës së tij, dhe pasi ka fshehur armën është larguar së bashku me shtetasin Endri Pango”.

Në lidhje me bimën narkotike, të gjetur në banesën e tij ai shpjegoi se është e tij dhe e ka për përdorim personal.

Prokuroria thotë se të njëjtat rrethana të faktit rezultojnë edhe nga deklarimet e shtetasit Endrit Pango.

ME TE LEXUARAT