Flasin “xhihadistët”: Çdo gjë në Shqipëri drejtohet nga “Mossad-i”

xhihadistet

Foto ilustruese

Edhe në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda 9 të dënuarit për terrorizëm, me 126 vite burg nga Shkalla e Parë kanë refuzuar të njohin drejtësinë shqiptare dhe kanë vazhduar të kërcënojnë.

Në seancën zhvilluar me dyer të mbyllur i pandehur, Fadil Myslimani u shpreh se “shumë shpejt zullumqarët do të qeshin me pak dhe do të qajnë me shumë”.

Ndërkohë në momentin kur gjykata i ka kërkuar gjeneralitete ai ka sqaruar se kishte ardhur kot pasi çdo gjë në Shqipëri drejtohet nga “Mosadi”, shërbimi sekret Izraelit.

Më pas seanca ka vazhduar me leximin e mbrojtjes së të pandehurit Verdi Morava.  Ai tha para togave të zeza se kjo çështje është paragjykuar dhe vendimi ka në Shkallën e Parë ka qenë i paracaktuar.

Ai kërkoi nga Gjykata e Apelit seriozitet në marrjen e vendimit. Ndërkohe qeveria me një vendim të sajin në 2 nëntor kërkon që 9 të pandehurit, nder ta dhe dy imamët e Bujar Hysa dhe Genci Balla të mos kryejnë asnjë transaksion bankar, pasi janë të dyshuar si financues te terrorizmit. /TV Klan/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...