Fjalimi emocional i Ronaldos pasi Portugalia mori kupën e Euro 2016

Sport

ronaldoooFjalimi i Cristiano Ronaldos në dhomat e zhveshjes ka bërë xhiron e internetit sepse jo shumë herë e shohim yllin e Realit të Madridit kaq të prekur.

Në fjalimin që mbajti në Stad De France në datën 10 korrik disa minuta pas finales ai i falënderon të gjithë lojtarët dhe në veçanti trajnerin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dua të falënderoj këtë burrë, sepse pa të asgjë nuk do kishte qenë e mundur. Së dyti, të gjithë lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë rrugë. Askush nuk besoi tek Portugalia, por e vërteta është se ne ia dolëm. Betohem për jetën e tim biri, nga thellësia e zemrës sime se jams humë i lumtur.

Harrojeni Champions League-n dhe të gjitha trofetë individuale, sepse ky moment është më i lumturi i të gjithë jetës sime. Kam qarë 3 a 4 herë deri më tani. Ky trofe na mungonte dhe e merituam. Faleminderit të gjithëve dhe një herë ty trajner!”, deklaroi Ronaldo.

ME TE LEXUARAT