“Kurrë mos u dorëzo..!”, fjalët e fundit të shqiptarit të ekzekutuar në Greqi

RIGERT-GREQIDy ditë para ekzekutimit midis rrugëve ‘Sperxiou’ dhe ‘Peloponiso’ në Keratsini të Greqisë, 32-vjeçari shqiptar Rigert Dervishi ka bërë edhe postimin e fundit në rrjetin social Facebook, ku me anë të një shprehje apelon thotë se njeriu nuk duhet të dorëzohet kurrë.

“Vdekja nuk është humbja më e madhe në jetë. Humbja më e madhe është ajo që vdes brenda teje kur jemi ende gjallë. Asnjëherë mos u dorëzo”,- thotë Rigerti.

Nga postimet e tij kuptohet që i riu nga Kuçova është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai ka pasion udhëtimet dhe futbollin, ndërsa shfaqet shpesh në stadium teksa bën tifo për skuadrën e Olimpiakos.

Ndonëse policia nuk ka rënë ende në gjurmët e atentatorëve të shqiptarit, ka dyshime të forta që ekzekutimi në makinë të jetë bërë për larje hesapesh mes bandave kriminale. Burimet thonë se pikërisht larja e hesapeve, është edhe pista kryesore ku po heton policia, nisur edhe nga mënyra e ekzekutimit të tij.

Në vendngjarje hetuesit kanë gjetur 10 gëzhoja të kalibrit 9mm që janë derdhur mbi trupin e shqiptarit. Nga hetimet rezulton se ai u qëllua nga dy persona që udhëtonin në një tjetër automjet tip “Toyota”, ndërsa marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë pritet të nxjerrë edhe detaje të tjera nga kjo ngjarje shkruan Balkanweb.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia ...