Fitorja e Trump sjell protesta në Amerikë, ‘’Ai nuk është presidenti im’’(Foto)

UntitledFitorja e Donald Trump si president në Amerikë nuk është pritur aspak mirë nga mbështetësit e Clintonit. MËsohet se ata janë përfshirë në protesta massive kundër tij. Mijëra njerëz kanë zbritur në sheshet kryesore të shumë qyteteve amerikane, për të manifestuar zemërimin dhe zhgënjimin e tyre pas fitores së tij si president. Në Washington demonstruesit kanë bërë një zinxhirë të gjatë, përgjatë Pennsylvania Avenue, pranë Shtëpisë së bardhë. Në Californi protesta ka ndodhur në Los Angeles, në San Francisco, në Oakland, në Berkeley dhe në të tjera qendra urbane. Njerëzit në rrugë kanë dalë edhe në Neë York, Portland, Chicago, Seattle, Austin, Boston, Detroit, Philadelphia, Phoenix.
Të gjithë mbajnë në duar tabela me mbishkrimin ‘Not my President’, ‘Nuk është presidenti im’ së bashku me sloganin ‘Love, Trumps Hate” ‘Dashuria mund urrejtjen’.
Në rrjetet sociale, për të gjithë ditën, janë dërguar ftesa për të marrë pjesë në protestë. Në Tëitter të shumtë kanë qenë ato të kanë vendosur një foto të zezë ne vend të fotos së tyre.
Me hashtag #TëitterBlackOut e #HesNotMyPresident, kundërshtarët kanë errësuar imazhin e tyre, me bindjen që presidenti Trump do të influencojë negativisht në fatin e minorancave, emigrantëve, si dhe të komunitetit LGB.

Kliko per me shume info

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here