Ja sa milion euro fitoi shqiptari më i pasur Saimir Mane vitin e kaluar

samir-maneNë një intervistë ekskluzive për emisionin Opinion në TV Klan është i ftuar biznesmeni Saimir Mane i shpallur nga Fondacioni për Liri Ekonomike si një nga njerëzit më të pasur në vend për të tretin vit radhazi. Por detaji që ka marrë vëmendje të madhe përgjatë kësaj interviste, ka qenë edhe fitimi vjetor i biznesmenit.

Mane i pyetur nga drejtuesi i emisionit për pasurinë personale të tij, kryesisht se çfarë do të thotë pasuri personale, kjo referuar një prej kritereve të metodologjisë së përdorur nga fondacioni, ka shpjeguar se pasuri personale do të thotë e gjithë pasuria, pra vlera e aksioneve që unë kam në kompanitë respektive.

“Kur janë 100% aksionerë, vlera e tyre është 100% pasuria e tyre, pra sipas përqindjeve të kompanive që ato janë aksionerë. Tani natyrisht që unë e kam parë metodologjinë. Kjo metodologji përbëhet nga 3 elementë. Kapitali neto, kapitali themelor dhe fitimi i vitit të fundit”.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë fitimi i vitit të fundit?

Mane: Fitimi i vitit të fundit është se sa ka fituar në vitin 2015.

Blendi Fevziu: Përshembull sa keni fituar ju në vitin 2015?

Mane: Totali i vitit 2015 i gjithë grupit është 35 milionë euro.

Sipas njeriut më të pasur në Shqipëri, në fakt, nëse merret e gjitha shifra për gjithë rajonin, shkon diku tek 600 milion euro.

Mane shpjegoi se bëhet fjalë për kompani ku ai është më tepër se 50% aksioner. Ndërsa bëri me dije se ka edhe kompani ku është në minorancë, ku nuk gëzon aksionet kryesore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

olta-gixharir

Olta Gixharin e puthin në buzë dhe e kapin në të pasme!

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka publikuar së fundmi një foto mjaft ...