Kushëriri firmos në vend të kryetarit, pushohen nga puna 2 punonjëset që e denoncuan

35
Kliko per me shume info

FIRME-KRYETARI-SHKODERAdministratori i njësisë “Guri i Zi” në Shkodër vazhdon të jetë në detyrë edhe pse 5 muaj më parë emisioni “Fiks Fare” denoncoi rastin ku Pjerin Marku, sa herë që largohej nga detyra, në emër të tij firmoste dhe vuloste një i afërm.

Dy nga punonjëset që e denoncuan përpara kamerave këtë situatë për “Fiks Fare” nuk ndodhen më në punë. Inspektimi i realizuar nga Bashkia e Shkodrës u firmos asokohe edhe nga tre punonjëset e njësisë administrative Pranvera Mustafa, Adriana Marku dhe Valbona Marku.
Dy nga këto punonjëse madje  deklaruan për “Fiks Fare” se në vend të administratorit firmoste dhe vuloste kushëriri i tij, i cili i kërcënonte vazhdimisht se do ti hiqte nga puna.

Kliko per me shume info

“Fiks Fare” ju drejtua vetë administratorit edhe pse ky i fundit nuk pranoi të firmoste për të ballafaquar firmat në shkresat përkatëse. Në maj të këtij viti Bashkia Shkodër deklaroi se do të merrte masa.

Por çfarë ndodh sot me “Gurin e Zi”?!. “Fiks Fare” ka vajtur sërish në këtë njësi administrative, dhe sërish nuk e kemi gjetur administratorin në vendin e punes.

Punonjësja Pranvera Mustafa  na ka informuar se dy punonjëset Adriana Marku dhe Valbona Marku nuk janë më në punë, ndërsa nuk na ka dhënë një orar konkret se kur mund të rikthehet administratori për ta ritakuar.

Ju drejtuam Bashkisë së Shkodrës dhe mësuam se çështja po hetohet në prokurori, por kjo e fundit në pritje të një vendimi nuk ka marrë asnjë masë administrative.

Ndërsa për sa i përket dy punonjëseve, Adriana Marku dhe Valbona Marku u transferuan në Bashkinë e Shkodrës ku ju nënshtruan testimit bazuar në ligjin “Nr 152/2013 Për Nënpunësim Civil” pas të cilit njëra nuk ka arritur të marrë pikët e duhura për të qenë pjesë e administratës ndërsa tjetra veç mungesës së pikëve, nuk ka patur nivelet e shkollimit të kërkuar.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here