Filmohet krijesa e pazakontë në borë, e panjohur më parë

Soft
Filmohet krijesa e pazakontë në borë, e panjohur më

Një drejtues mjeti ka filmuar diçka të pazakontë në një rrugë me dëborë gjatë natës. Bëhet fjalë për një krijesë të panjohur në realitet.

Pas publikimit të pamjeve, kanë nisur edhe spekulimet. Shumë komentues mendojnë se bëhet fjalë për krijesën “Yeti”, një krijesë mitologjike në Nepal. Megjithatë, pamjet janë filmuar në Rusi nga një shofer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krijesa zhduket në pyll, menjëherë pasi largohet nga rruga. Krijesa shihet vetëm pak sekonda në dëborën e bardhë përpara se të zhduket. Pamjet u filmuar nga Vadim Gilmanov, të cilat ia dha një televizioni lokal.

“Nuk mendoj se mund të ketë qenë ndonjë shaka mizore e dikujt. Kush mund të dalë në mes të natës jashtë dhe në mënyrë të shpejtë ikën nga rruga?”, tha ai.

Shoferi jeton në Republikën e Bashortostan-it, një zonë pranë vargmaleve Ural në Rusi. Banorët vendas besojnë tek një krijesë me një bri mbi kokën e tij.

ME TE LEXUARAT