"Futbollisti i vitit", FIFA: Ja lista me 23 kandidatë

Sport

messi-ronaldoLionel Messi dhe Cristiano Ronaldo prijnë listën zyrtare prej 23 kandidatësh të publikuar sot për çmimin “Futbollisti i Vitit i FIFA-s” për vitin 2016.

N’Golo Kante – aktualisht te Chelsea – është kandiduar bashkë me dy ish-shokët e tij të skuadrës te Leicester City, Riyad Mahrez dhe Jamie Vardy, me të cilët vjet u shpallën kampionë Anglie, për trofeun e dytë individual të këtij formati, pas atij të “Topit të Artë”, tashmë plotësisht me të drejtat e revistës “France Football“.23 emrat e përzgjedhur nga Komiteti i Futbollit në FIFA për “Futbollistin e vitit” 2016Kjo listë u vendos nga një panel ekspertësh pranë FIFA-s, njohur ndryshe si Komiteti i Futbollit i FIFA-s, me fituesin i cili do të zgjidhet me një proces të njohur votimi, të ngjashëm me atë të pesë viteve të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapitenët dhe lojtarët e kombëtareve, përfaqësues nga bota e medias dhe një sondazh global do të përbëjnë tri mënyrat e votimit për të shpallur në fund më të mirin.10 lojtarë të listës së kandidatëve të përcaktuar nga FIFA luajnë në La Liga (shumica)

Ja lista: Sergio Aguero, Gareth Bale, Gianluigi Buffon, Kevin De Bruyne, Antoine Griezmann, Zlatan Ibrahimovic, Andres Iniesta, N’Golo Kante, Toni Kroos, Robert Lewandowski, Riyad Mahrez, Lionel Messi, Luka Modric, Manuel Neuer, Neymar, Mesut Ozil, Dimitri Payet, Paul Pogba, Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo, Alexis Sanchez, Luis Suarez, Jamie Vardy.

ME TE LEXUARAT