FIFA lëshon dorën: Kosova e Kroacia gjobiten për thirrjet kundër serbëve

Sport

fifaa_1463165360-1289575Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Kroacisë me gjithsej 80 mijë franga zvicerane, për brohoritjet e simpatizuesve të tyre kundër serbëve në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Simpatizuesit e të dy kombëtareve janë dëgjuar duke brohoritur “vrasje serbëve” në gjuhën shqipe dhe kroate, gjatë takimit Kosova – Kroacia, e cila përfundoi me fitoren e kroatëve me rezultat bindës 6:0, raporton agjencia AP nga Cyrihu

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky takim ishte zhvilluar më 6 tetor në Shkodër të Shqipërisë, pasi Kosova nuk ka ndonjë stadium të licencuar për ndeshje të nivelit të tillë.

Federata e Futbollit e Kroacisë është dënuar me 50 mijë, ndërsa ajo e Kosovës me 30 mijë franga zvicerane, ka njoftuar sot FIFA.

ME TE LEXUARAT