FIFA gjobit me 50 mijë franga Shqipërinë, ja cilat ndeshje na penalizuan

debiasi-kombetarjaFIFA ka publikuar të enjtes sanksionet e vendosura ndaj disa federatave të shteteve anëtare për incidentet e ndodhura së fundi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, përfshi këtu edhe akuzat për diskriminim dhe sjellje të pahijshme sportive të spektatorëve, si dhe manifestime fetare.

Pas raporteve të ndeshjeve dhe, në disa raste edhe të dhëna të siguruara nga Sistemi Monitorues Antidiskriminim, FIFA ka nisur procedimet disiplinore kundër federatave të Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, Estonisë, Ukrainës, Paraguajit, Brazilit, Kilit, Argjentinës dhe Iranit.

Sa i përket Shqipërisë, FSHF-ja është gjobitur me 50 mijë franga zvicerane në total për dy çështje disiplinore, ndërsa me po kaq është gjobitur edhe Kroacia. FFK-ja me 30 mijë franga, ndërsa të tjerët me shuma më të vogla sesa kaq.

Të gjitha procedimet ndaj këtyre federatave kanë ardhur si pasojë e incidenteve diskriminuese dhe sjelljeve josportive nga tifozët, përfshi kore homofobike në disa raste.

Ndryshe nga të tjerët, Irani është gjobitur me 45 mijë franga zvicerane, për shkak të manifestimeve fetare gjatë një ndeshjeje (gjatë manifestimit të Ashurës). Palët e prekura janë njoftuar mbi këtë vendim.

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor. Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nisin diskutimet për Ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Idenë e shfaqur së fundi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ...