Fier, bien në prangat e policise dy persona në kërkim

58
Kliko per me shume info

fier-policiaKapen dy shtetas i shpallur në kërkim për një sëre veprash penale ne Fier.

Policia ben me dije se Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Tafil Arapi, 21 vjeç, banues në fshatin Belsh, Lushnje.

Kliko per me shume info

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkin për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ”Tratikim të mjeteve motorrike”, dhe “Mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë”.

Arrestohet një shtetas për kundërshtim të punonjësit të policisë duke përdorur forcën. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Ladi Kola, 32 vjeç, banues në Rroskovec, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës më datën 18.11.2016, ka kundërshtuar gjatë kryerjes së detyrës punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme në qytetin e Rroskovecit duke përdorur forcën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here