Teknologjia 3D me realitetin virtual, fetusi duket si të ishte LIVE

Teknologji

fetusi-3dPër herë të parë është bërë e mundur të shohësh fetusin në 3D, falë një teknike të bazuar në kombinimin e pamjeve me rezonancën magnetike, dhe teknologjia e realitetit virtual.

Pamjet e vështira për tu interpretuar aktualisht në ekografi, në të ardhmen mund ti lënë hapësirë asaj tredimensionale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E vendosur në punë dhe e eksperimentuar në Klinikën Diagnostifikuese për Pamjet në Rio de Janeiro, teknologjia e re është prezantuar në një aktivitet të Shoqërisë së Radiologjisë së Amerikës Veriore.

Teknologjia kombinon pamjet 3D, duke i mbajtur të bashkuara me rezonancën magnetike, dhe realitetit virtual falë Oculus Rift. Pamjet 3D në fakt shihen nëpëmjet ekos që të jep mundësi të shohësh fetusin ‘nga afër’.

“Eksperienca është e mrekullueshme dhe pamjet janë më të qarta krahasuar me ekografinë dhe rezonancën magnetike”, thotë dr. Werner./tch

ME TE LEXUARAT