Shfrytëzoi festën e “Halloween” për të vjedhur, arrestohet shqiptari në Itali

arrestim-burg-620x330Një 21-vjecar nga Shqipëria është arrestuar, pasi u kap në Ankona të Italisë me disa sende të vjedhura në një festë për “Halloween”-in.

Shqiptari është me precedentë të shumtë penalë në fushën e grabitjeve. Sipas mediave italiane, ai kishte shkuar mbrëmjen e së dielës në një festë të organizuar nga disa nxënës, pa e ditur këta të fundit.

“Në momentin që një nxënës shkoi në tualet, 21-vjeçari i vodhi atij telefonin smartphone, duke e sulmuar fizikisht”- njofton Policia e Italisë. Si pasojë, nxënësi telefonoi policinë në Ankona, e cila u vu menjëherë në gjurmët e shqiptarit.

Ai u arrestua pak më larg ku po zhvillohej festa. Fillimisht shqiptari u përpoq që të zhdukte telefonin e vjedhur, por më vonë u detyrua të pranonte akuzat e ngritura.

Njëkohësisht, atij i është gjetur edhe një xhaketë e vjedhur nga një vajzë në festë, e cila nuk kishte kuptuar se i ishte grabitur.

I riu është marrë menjëherë në pyetje dhe ka përfunduar në burg. Ndërkohë sendet e vjedhura i janë kthyer pronarëve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...