Tirana zbukurohet për festat e fundvitit, ja FOTOT

tirane-zbukurimeDritat festive kanë zbukuruar pjesërisht qytetin e Tiranës, në prag të festave të fundvitit.

Ndonëse nuk kemi hyrë akoma në muajin e festave, në kryeqytet, rrugët janë mbuluar nga dekori që në nëntor.

festime-tiraneDritat po zbukurojnë Tiranën dhe po sjellin atmosferën festive më herët këtë vit në qytet. Bashkia e Tiranës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri. Pema simbol e festës do të ndryshojë destinacion dhe do të vendoset përbri Bashkisë së Tiranës në zonën e mbetur pa filluar punimet e kthimit të Sheshit “Skënderbej” në pedonale. Ndërsa Sheshi “Nënë Tereza” mbi një muaj do të jetë fshati festiv dhe epiqendra e aktiviteteve.
Vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se “Festa e clirimit të Tiranës, Samiti i Diasporës, festat e Nëntorit dhe ato të fundvitit – po stolisim Tiranën, le ta shijojmë e mbajmë pastër”.

Por, simboli i festës, Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, këtë vit do të ketë një tjetër destinacion jo të largët, për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej”. Sipërmarrjet private angazhimin për festa nuk e kanë harruar edhe këtë vit për zbukurimin e objekteve dhe rrugëve kryesore. Edhe pse ndriçimi dhe atmosfera çdo ditë e më shumë po mbulojne Tiranën, 6 dhjetori do të jetë dita kur zyrtarisht ndizet Pema simbol e festës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berishaa

Denoncimi i biznesmenit nga Tirana te Berisha: Do i vë flakën Bashkisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë në “Facebook” një mesazh të dërguar nga ...