Festa të ‘çmendura’ me kokainë në banesën me qira, pranga 20 vjeçarit shqiptar

Kliko per me shume info

karabinieriNjë 20 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për posedim kokaine. I riu kishte marrë një shtëpi me qira në një fshat pushimi në Numana, teksa realizonte festa të çmendura duke konsumuar kokainë.

Policia ka ndaluar të riun Haziz Pira, banues zyrtarisht në Castelfidardo. Ai u arrestua teksa udhëtonte me një mjet tip Suzuki me një rumune 19-vjeçare në Marcelli. Në çantën e saj u gjet një gram kokainë.

Kliko per me shume info

Nga bastisja e shtëpisë u gjetën edhe 11 doza të tjera kokaine, e cila ishte fshehur nën makinën larëse. Gjykata e Ancona-s ka vërtetuar arrestimin e Pirës për posedime të drogës me qëllim sitjen e saj.

Seanca ndaj tij është vendosur për më 7 shkurt të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, arrestimi i vajzës është cilësuar i paligjshëm.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here