I riu nga Durrësi shpallet në kërkim, i “nxinte jetën” në FB një 25-vjeçareje

facebook-pergjonNjë i ri nga Shijaku është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi rezulton se i “kishte nxirë” jetën një vajze nga Tirana.

28 vjeçari G.H. prej kohësh përndiqte 25 vjeçaren nga Tirana në rrjetet sociale.

Shtetasja R.M., 25 vjeçe, pasi ka parë se nuk arrinte dot ta bënte të arsyetonte të riun shijakas, i është drejtuar komisariatit nr.5 të Policisë në Tiranë.

Pasi kanë mbledhur deponimin e vajzës së re, efektivët e policisë e kanë përcjellë çështjen në Prokurorinë e Tiranës dhe kanë shpallur në kërkim 28 vjeçarin G.H.

Një rast i ngjashëm u regjistrua po sot në Durrës, ku policia njoftoi se prangosi një 26 vjeçar nga Sukthi, që përndiqte një vajzë të re po nga Sukthi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia ...