Fatmir Limaj: Jam hetuar nga 18 gjyqtarë dhe prapë duan të më hetojnë

fatmir-limaj2014Kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj ka folur edhe njëherë rreth aktakuzës për krime lufte, që i është ngritur rishtazi si dhe për krejt hetimet që ai ka pasur që nga paslufta.

Limaj në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka thënë se megjithëkëtë ai beson ne drejtësi, ani pse ai po hetohet prapa edhe pas fjalës së 18 gjyqtarëve që e kanë liruar atë nga akuzat.

Kliko per me shume info

“18 gjyqtarë kanë folur për mua, të kaluarën time dhe drejtësinë time, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për të faktuar drejtësinë “ ka thënë Limaj.

LEXO EDHE:  Policia financiare nis hetimin për pastrim parash ndaj projektit Shkupi 2014

Ai ka shtuar se nuk frikësohet nga ky proces, dhe kushdo që e ka nisur le ta përfundojë dhe të presim se si do të jetë.

Ai ka thënë se pavarësisht të gjithave i është përgjigjur gjithmonë sistemit të drejtësisë.

“Asnjëherë se kam menduar veten si individ përveç si qytetar kam dashtë me dhënë shembull si ish luftëtar si politikan. Me dhënë shembull personal se ne duhet ti përgjigjemi sistemit të drejtësisë pavarësisht a pajtohemi me të ose jo”, ka thënë Limaj.

LEXO EDHE:  Qeveria nuk i jep asnjë cent Telekomit, a do ta falimentojë?

Tutje ai është ankuar duke thënë se janë mbyllur shkresat e këtyre akuzave në kohën kur është gjykuar nga Haga.

Edhe në Hagë edhe kët ky rast është hetu dhe janë mbyll shkresat e lëndës. Hetimet hapen kur del diçka e re, hetimi rihapet nesh ka fakte të reja kjo që ka dal sot nuk krahasohet me hetimet e mëparshme, kjo tani është përndjekje le ta vazhdojnë ku e kanë nis dhe të shohim qysh po del”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Dyshimi/ Aktori Art Kurti mund të ketë bërë vetëvrasje

Sipas tij gjyqtarët që kanë punuar në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së Millosheviqit nuk është nevoja t’i kemi ende prezent.

“Në këtë sistemin e drejtësisë mundësitë më të mëdha me keqpërdor ligjin e kanë prokurorët e jo gjyqtarët. Prokurori duhet të jetë me kredibilitet njerëzor dhe me moral. Edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë që krimi i organizuar është në prokurori”, ka thënë Limaj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here