Anija ‘fantazmë’ shfaqet në breg pa asnjë person në bord

Soft

anija-cisterneEkspertët kanë mbetur të habitur kur një anije cisternë u shfaq në breg pa asnjë person në bord.

Anija gjigande quhet Tamaya dhe u shfaq në mënyrë misterioze në brigjet e Liberisë në Afrikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët vendas u shokuan kur panë se në bord nuk kishte asnjë njeri.

Pozicioni i anijes nuk dihej prej tre javësh. Cisterna e gjatë 64 metra ishte nisur për në portin e Dakarit në Senegal dhe nuk ishte parë që prej 21 prillit.

Një zyrtar tha se varianti më i mundshëm është ai se pronari i anijes mund të ketë falimentuar dhe nuk ka pasur para për të paguar stafin.

Për këtë arsye, ata e kanë braktisur anijen. Anija është vandalizuar nga banorët që e kanë gjetur.

ME TE LEXUARAT