Kjo është familja e re presidenciale e SHBA

familja-trumpDonald Trump mbajti fjalimin e fitores në dhomën e ballos në një hotel në New York, shoqëruar nga bashkëshortja dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Por cilët janë ata?

1. Barron Trum është i vetmi fëmijë që Donald ka nga martesa me Melania. Gjatë fushatës 10­vjeçari ka qenë jashtë vëmendjes. Ai luan golf me babain dhe flet rrjedhshëm sllovenisht, që është gjuha armëtare e nënës së tij.

2. Melania Trump, ish­modele, e lindur në Slloveni dhe e martuar me Trump në janar 2005. Ajo qëndroi krah bashkëshortit gjatë publikimit të videoveskandaleve të Trump. Në korrik ajo u akuzua për plagjiaturë pasi kishte kopjuar fjalimin e Michelle Obama të vitit 2008. E pyetur se çfarë do të kishte ndryshuar te bashkëshorti ajo u përgjigj: Postimet e tij.

3. Jared Kushner është burri i Ivanka, vajzës më të madhe të Trump. Kushner është djali i një ndërtuesit të njohur në New York dhe ka qenë për 10 vite pronar i një gazeta të përjavshme “Observer”.

4. Ivanka Trump, është fëmija më i njohur i Trump, e vetmja vajzë nga martesa me Ivanën, gruan e tij të parë. Modele në rininë e saj, ajo tani është zv.presidente e Organizatës Trump dhe gjithashtu ka qenë gjykatëse në emisionin e Trump “The Apprentice”.

5. Tiffany Trump është vajza e Trump nga martesa e dytë me Marla Maples, ish­aktore dhe personalitet televiziv. Ajo përdor rrjetet sociale për të treguar jetën e saj luksoze.

6. Vanessa Trump, u martuar me Donald Trump Jr në nëntor 2005. Çifti ka pesë fëmijë.

7. Kai Trump është famija më i madh i Vanessa dhe Doaltr Jr.

8. Donald Trump Jr është djali më i madh nga martesa e parë e Trump me Ivanën. Ai u martuar me Vanesën pasi u njoh në një emision mode të babait të tij.

9. Eric Trum është fëmija i tretë i Trump nga martesa me Ivanën. Ashtu si të gjithë fëmijët e tij, ai është zv.presidenti i organizatës Trump. Ai gjithashtu është mbikëqyrës i klubeve të golfit të Trump.

10. Lara Yunaska, ish producente televizive u martuar me Eric në vitin 2014. Ajo theu të dy këmbët dy javë para martesës ndërsa ngiste një kalë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

DiCaprio garon për Oskar me ish këshilltarin e Putinit

Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio i cili është një aktivist i ...