Falsifikoi dosjen e pedagogut, arrestohet mjeku në Shkodër

mjeku-shkoderPolicia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë pasditen e së mërkurës shefin e Repartit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës,

shtetasin Edi Smajli, 45 vjeç, për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave shëndetësore, pasi ka hapur kartelë mjekësore në mënyrë të kundërligjshme për pedagogun Simon Lufi, i arrestuar dy ditë më parë për mitmarrje.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se në dy ditët e fundit nuk ka qënë i planizuar me detyrë mjek roje, pranë Spitalit Rajonal Shkodër, por dyshohet se ka plotësuar kartelë mjekësore për shtetasin e paraburgosur Simon Lufi ( i arrestuar 2 ditë më parë), gjithashtu ka kryer edhe mjekimin e tij pa medikamentet përkatëse.

Ndaj mjekut të arrestuar janë ngritur akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “falsifikimi i dokumentave shëndetësore” dhe “mjekim i pakujdesshëm”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...