Njihuni me disa fakte tronditëse rreth ëndrrave

UntitledGjithmonë pjesë e jetës sonë, endrrat bëhen pjesë e studimeve më të fundit. Sipas tyre, ata që thonë se nuk shohin ëndrra i kanë harruar ato, sepse nuk ka mundësi që një njeri të mos ëndërrojë.
Nganjëherë ato ndikojnë aq shumë tek ne saqë tërë dita jonë pushtohet nga ata pak minuta gjumi, që na e shfaqin një ëndërr.
Më poshtë do t’i paraqesim disa fakte rreth ëndërrimit:
Një qenie njerëzore shpenzon rreth 6 vjet për të ëndërruar ndërsa brenda një nate ju mund të shihni 4-7 ëndrra.
Edhe të verbrit mund të ëndërrojnë
Njerëzit të cilët u bënë të verbër pas lindjes mund të shikojnë imazhe të gjalla në ëndrrat e tyre, mirëpo edhe ata që kanë lindur të verbër ëndrrojnë, në vend të imazheve ata përdorin shqisat si erë, zë, prekje kur tregojnë një ëndërr. Në një studim, u zbulua se 12% e njerëzve të verbër ëndërrojnë vetëm bardh e zi.
Burrat ëndërrojnë ndryshe nga gratë
Meshkujt kanë tendencë të ëndërrojnë më shumë për meshkuj të tjerë. Rreth 70% e karaktereve të ëndrrës së një burri janë burra. Nga ana tjetër, ëndrra e një gruaje përmban pothuajse numër të barabartë të burrave dhe grave. Përveç kësaj, meshkujt në përgjithësi, kanë emocione më agresive në ëndrrat e tyre, se sa femrat.
Nuk kujtohen të gjithë ata persona që i sheh në ëndërr, megjithatë personat të cilët janë të rëndësishëm në jetën tuaj reale iu kujtohen patjetër.
Jo të gjithë ëndrrat janë me ngjyrë dhe jo të gjithë ëndrrat janë në të zezë dhe të bardhë. Nëse një person është rritur duke shikuar televizion bardhë e zi, ai me shumë gjasa ëndërron në të zezë dhe të bardhë. Sot, vetëm 4.4% nën moshën 25-vjeçare ëndërrojnë bardh e zi, ndryshimi është i bazuar (nga shkencëtarët) pas transformimit nga televizioni bardh e zi në mediat me ngjyra.
Nëse gërhisni, nuk mund të ëndërroni.
Ëndrrat janë simbolike
Nëse keni parë ëndërr për një subjekt të veçantë, ajo çka ndodhë vërtet nuk është shpesh njësoj si ëndrra. Ëndrrat flasin në një gjuhë thellësisht simbolike.
Edhe kafshët ëndërrojnë
Studimet tregojnë se edhe ato ëndërrojnë, ashtu si njerëzit. Nëse e shohim një qen duke fjetur e vërejmë se putrat e tij lëvizin sikur do të vrapojnë dhe nxjerrin disa tinguj sikur po përpiqen të kapin diçka në ëndërr.

Kliko per me shume info

One comment

  1. e cfare ka tronditese ketu ne kete shkrim? Apo se enderojne dhe qente?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-treshe

Zbulohet ‘biznesi i pistë’ i policit, ofronte seks treshe bashkë me partneren e tij

Një punonjës policie i cili bënte dy punë është pezulluar nga detyra pasi ...