Njihuni me disa fakte shokuese mbi tumorin në tru…

1Diagnoza e tumorit të trurit mund të tingëllojë si situatë vdekjeprurëse. Por, megjithëse simptomat e shumicës prej tumorëve të trurit janë të njëjta, jo të gjithë tumorët janë malinjë.
Në fakt, meningjioma është lloji më i shpeshtë i tumorit, duke i përfshirë 30% të tyre.
Sipas neurokirurgut të Qendrës Mjekësore Anadolu Prof. Serdar Kahraman, tumorët e meningjiomës janë shpesh benin: Ju nuk keni nevojë as për operim.
Këtu janë 5 fakt kryesore që duhet të dini rreth meningjiomës:
1. Meningjioma mund të zhvillohet në vende të ndryshme.
Këta tumorë dalin prej qelizave në meningje, mbështjellës të trurit dhe bosht kurrizor. Pra teknikisht, ata nuk janë fare tumorë të trurit, pasi që nuk vijnë prej qelizave të trurit që kanë pësuar mutacion.
Megjithatë, ato rriten brenda kafkës tuaj, që nënkupton se ka arsye për tu mërzitur. Nëse meningjioma rritet apo shkakton fryrje që e shtypin trurin apo strukturat tjera të kafkës, ajo mund të shkaktojë simptoma të tumorit në tru.
2. Simptomat e meningjiomës varen nga madhësia dhe lokacioni i tyre
Dr. Kahraman thotë, “Meningjiomat paraqiten me simptoma tipike të tumorit të trurit si kokëdhembja, problemet me të pamur apo marramendja. Një kokëdhembje e rëndë rrallëherë është në vete simptomë e meningjiomës apo ndonjë tumori tjetër të trurit.”
Meningjiomat më të mëdha mund ta bllokojnë rrjedhën e lëngut cerebrospinal, duke rezultuar në hidrocefallus (ujë në tru) që mund të ndikojë në ecje dhe kujtesë. Lokacione tjera të tumorit mund të ndikojnë në shqisat e nuhatjes, të pamurit, të dëgjuarit e madje edhe në gjëndrën pështymore.
3. Diagnostifikimi me meningjiomë mund të ndodhë kur mjeku është duke kërkuar diçka tjetër
Dr. Kahraman thotë, “Diagnoza e tumorit në tru është shpeshherë i rastësishëm – pra, mjeku e zbulon një tumor në CT apo Rezonancë Manjetike përderisa e ekzaminon pacientin për një shkak tjetër si lëndim në kokë apo ndonjë problem tjetër neurologjik.”
Kur mjeku e diagnostifikon meningjiomën, ju kaloni nga teste tjera për të parë se çfarë sjellje mund të ketë tumori. Duke u bazuar në këto të dhëna, neurokirugu do të rekomandojë largimin e tumorit, apo përcjelljen e rritjes së tij.
4. Shumica e meningjiomave nuk përhapen
Diagnostifikimi me meningjiomë – dhe në veçanti me një të madhe – mund të jetë shokuese, por këta tumorë janë zakonisht benin. Kjo nënkupton që qelizat e tumorit nuk mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Mbi të gjitha, meningjiomat mund të rriten qetësisht për vite, duke mos shkaktuar asnjë problem – dhe mund të marrin përmasa çuditërisht të mëdha.
5. Trajtimi i meningjiomë: operim — apo jo
Nganjëherë, besoni apo jo, mjeku juaj mund të rekomandojë mbikëqyrje të meningjiomës, në veçanti nëse është e vogël dhe nuk shkakton probleme. Ju duhet që të bëni rezonanca magnetike vazhdimisht për ta kontrolluar.
Përndryshe, trajtimi kryesor për meningjioma është ndërhyrja kirurgjike për ta larguar, përmes kraniotomisë apo ndonjë forme tjetër të ndërhyrjes. Mjeku juaj ju njofton se çka përfshin operimi, mënyra për t’iu qasur tumorit dhe çka mund të prisni pas asaj.
Si e operon një neurokirurg meningjiomën? Kjo krejt ka të bëjë me lokacionin.
Dr. Kahraman thotë që “Varësisht prej lokacionit të tumorit, çdo qasje do të jetë ndryshe. Tumorët më afër sipërfaqes janë zakonisht më të lehtë krahas atyre të vendosur në bazën e kafkës.”
Tumorët në bazë të kafkës janë të pozicionuar thellë në kafkë, mbrapa hundës apo syve. Këto mund të jenë sfiduese, dhe kërkojnë kirurg me aftësi dhe ekspertizë në këtë lloj të ndërhyrjes.
“Janë një sërë teknikash të reja në operimin e tumorit të trurit, madje edhe për tumorët e vendosur thellë në kafkë, dhe disa që janë më pak invazivë”.
“Një sistem i ri që po e përdorim përmban një tub të ndihmuar nga kamera që butësisht i anon indet e trurit në mënyrë që të qasemi te tumori me më pak prerje, në mënyrë që pacientët të shërohen më shpejtë.” shtoi ai.
Pas terapisë suaj, ju i ktheheni jetës suaj të zakonshme, por duhet të bëni rezonanca magnetike të rregullta për tu siguruar që tumori nuk po kthehet.
Në shumicën e rasteve nuk do të kthehet, shton Dr. Kahraman.
“Pas 10 vitesh, rreth 90% të pacientëve që kanë pasur meningjiomë nuk kanë pasur rikthim, nëse tumori është hequr tërësisht, përfshirë pjesën e mbështjellësit të trurit ku e ka pasur origjinën”.
Pavarësisht, sendi më i mirë për të bërë nëse jeni diagnostifikuar me meningjiomë apo ndonjë tumor tjetër është t’i mblidhni faktet, të qëndroni të informuar dhe të punoni me neurokirurgun dhe ekipin e kujdesit më të mirë që mund ta gjeni.
* Përgatitur duke u bazuar në faktet e Johns Hopkins Medicine

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërfytyron të dashurën që mos ta pëlqejë më njeri, e kafshon 21 herë në fytyrë

Vajza e identifikuar si Melody Moon, 25 vjece, nga Yeovil i SHBA-së, ...