‘’Facebook’’ ndikoi në fitoren e Trump-it?

facebookThemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg mohon se rrjeti social ka ndikuar në fitoren e Donald Trump. “Ideja se lajme false të publikuara në Facebook kanë ndikuar në një farë mënyrë në zgjedhjet presidenciale është marrëzi”- ka thënë Mark Zuckerberg, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë polemikave, mbi rolin e rrjeteve sociale që kanë favorizuar fitoren e Donald Trump.
Sipas disa analistëve të Facebook, për shumë amerikanë burimi kryesor i informacionit, ka hedhur një sërë lajmesh e videosh të vendosura si të rëndësishme në mënyrë false për ti dhënë më shumë avantazh kandidatit republikan.

“Nëse mendoni se Facebook ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale, atëherë nuk e keni kuptuar mesazhin që mbështetësit e Trump kanë dashur të japin”, ka thënë Zuckerberg duke folur në një konferencë për teknologjinë në Kaliforni, raporton USA Today.

Në fillim të vitit rrjeti social u akuzua se ishte anti-Trump, pasi në seksionin “trending stories” shfaqeshin vetëm lajme pro demokrate. Dhe kështu grupi i personave që merrej me “historitë më të lexuara”, u pushua nga puna dhe u zëvendësuan me një algoritëm. Rezultati? Më shumë lajme të konsideruara për të qeshur, përfunduan në listën e më të lexuarave, pasi ndiqeshin nga pjesa më e madhe e përdoruesve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo2016

Prekëse, burri del nga burgu për ti shprehur dashurinë gruas: “E dua më shumë se gjithçka”

Bashkëshortja e kishte braktisur pasi u burgos, dhe prej gjashtë muajsh nuk ...