Facebook aktivizon për përdoruesit opsionin për tërmete e katastrofa

fb-safety“Safety Check” eshte mjeti i ri i mundesuar nga Facebook që mund të përdoret në rastet e tërmeteve apo katastrofave.
Ky opsion mund t`ju vije ne ndihme për ti bërë të ditur miqve dhe kontakteve se jeni mirë tashmë aktivizohet direkt nga përdoruesit e rrjetit social.

Lajmi eshte bëhet i ditur nga shoqëria e Mark Zuckerberg gjatë Social Good Forum në Nju Jork.

“Kur shuë persona publikojnë nga zona e interesuar për miqtë apo një krizë a një katastrofë, atyre mund tu kërkohet nëse janë mirë. Pasi regjistrohen se janë mirë, personat mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë”, thotë një njoftim.

Me tej, Facebook ka publikuar edhe “Community Help”, një funksionim i ri ku mund të kërkosh apo të japësh ndihmë, si veshje, ushqim, pas katastrofave natyrore që do të jetë i disponueshëm që nga viti i ardhshëm.

Platforma gjithashtu synon edhe bamirësinë duke shtuar komandën “Dhurim” në Video Live dhe postimet “për të mbledhur fonde për më shumë se 750 mijë organizata jofitimprurëse”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

karikues-iphone

Kujdes! Ja cfarë rreziku sjellin karikuesit e falsifikuar

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar përdoruesit për rreziqet potenciale që vijnë nga karikuesit ...