Aksioni i rrallë, gjenden në fund të digës 13 milionë euro kartmonedha false

2
Kliko per me shume info

euro-falseNjë sasi e madhe kartëmonedhash false me vlerë të përgjithshme 13 milionë euro janë sekuestruar nga zhytësit në fundin e një dige në jug të Bullgarisë.

Lajmin e njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Cacarov. Ai theksoi se kartëmonedhat ishin prerje 500 euroshe.

“Ky është konfiskimi më i madh i kartëmonedhave false në Bullgari”, deklaroi me tej prokurori.
Banka Qendrore Evropiane ka vendosur kohët e fundit për të ndaluar prodhimin e kartëmonedhave 500 euroshe, për shkak të përdorimit të tyre për pastrimin e parave.
Prerjet ekzistuese nderkohe mbeten në qarkullim. Tre shtetas bullgarë janë arrestuar përfshi dhe pronarin e një kompanie printimi , i cili ishte dënuar më parë me gjashtë vjet pikërisht për falsifikim të kartëmonedhave.
Kartëmonedhat er paprera ishin hedhur në digën ”Meçka”. Blloqet e gjetura nga zhytësit janë nxjerrë jashtë për t’u tharë më pas nga policia.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here