Portieri i kombetares shqiptare fut ne sherr dy klubet e Serise A

112035-riQ8zbOiToPortieri i kombëtares shqiptare te futbollit, Etrit Berisha, është vetëm në huazim tek skuadra e Serie A, Atalanta dhe teorikisht, në fund të sezonit duhet të kthehet te klubi i Lazios, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2018.

 

Por, palët janë të ndërgjegjshme se qëndrimi i tij tek Atalanta do të ishte gjëja më e mirë e mundshme, ndaj prej disa ditësh, dy klubet kanë filluar bisedimet intensive për transferimin përfundimtar te portierit te klubi bergamask.

Lazio kërkon 3,5 milionë euro për kartonin e portierit të përfaqësueses shqiptare, ndonëse fillimisht përflitej se e vlerësonte atë 7 milionë euro. Klubi bergamask është gati ta paguajë këtë shumë, por Lazio tashmë është e interesuar jo për paratë, por që të përfshijë Berishën në një shkëmbim me sulmuesin Alberto Paloski.

Sipas mediave italiane, shkëmbimi është mëse i realizueshëm, pasi Lazio është gati t’i ofrojë Atalantës kartonin e Berishës dhe 2,5 milionë euro të tjera, për të arritur shumën e 6 milionë eurove për të cilën klubi e bleu atë nga Suonsi gjatë verës.

Marrëveshja mund të finalizohet që në janar, pasi Simone Inzagi kërkon një alternativë për Imobilen. Kjo do të thotë se viti 2017 mund ta gjejë Berishën të shkëputur përfundimisht nga skuadra e Lacios ku ai nuk kishte më hapësira.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Neymar: Ja kush do t’a fitojë “Topin e Artë”

Neymar ka thënë se Leo Messi është futbollisti më i mirë në ...