Erdogan kërcënon Europën: Do hapim kufirin për emigrantët

erdoganiiPresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot me hapjen e kufijve për të lejuar kalimin e migrantëve që dëshirojnë të shkojnë në Evropë, pas votimit të Parlamentit Evropian për ngrirjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.

”Rreth 50 000 migrantë janë mbledhur në pikën kufitare të Kapikules, në kufirin turko-bullgar dhe ju (BE – shën. i përkth.) keni kërkuar ndihmë. Ju vazhdoni të pyesni, çdo të bëjmë nëse Turqia hap kufijtë?” deklaroi Erdogan.

“Më dëgjoni mirë. Nëse ju do të shkoni shumë larg, këta kufij do të hapen, fiksojeni mirë në kokë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll.

Ankaraja dhe Brukseli arritën në muajin mars një pakt që mundësonte ndalimin e fluksit të refugjatëve drejt ishujve grekë.

Në një rezolutë jodetyruese, miratuar me shumicë votash në Strasburg, eurodeputetët kërkuan dje një ngrirje të përkohshme të procesit të anëtarësimit për shkak të represionit në sektorë të ndryshëm që prej grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.

Votimi i kësaj rezolute ngjalli tensione të forta mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, marrëdhëniet e të cilëve, tashmë të vështira, janë përkeqësuar pas përpjekjes për grusht shteti, që u pasua nga dënime të përmasave të mëdha që kanë prekur kryesisht opozitarët politikë kurdë dhe media kritike ndaj pushtetit.

Deklaratat e Erdoganit i bëjnë jehonë frikës së evropianëve që regjimit turk të heqë dorë nga aplikimi i marrëveshjes së nënshkruar në muajin mars dhe të refuzojë bllokimin e fluksit të refugjatëve që përpiqen të mbërrijnë në Evropë.

Turqia numëron 2,7 milionë refugjatë sirianë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

putin-trump

Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur ...