Erdogan u arrestoi kryeredaktorin, ja si reagon gazeta turke

Kliko per me shume info

gazetaaaGazeta e përditshme opozitare turke “Cumhuriyet” u zotua se nuk do të dorëzohej, lidhur me drejtuesit e saj, një ditë pasi të paktën 11 anëtarë të stafit dhe drejtuesit, përfshirë kryeredaktorin, Murat Sabuncu, u arrestuan nga policia turke si pjesë e masave antiterroriste.

Masa e autoriteteve kundër gazetës, e themeluar në vitin 1924, u prit me kritika nga Bashkimi Evropian, ndërsa qeveria amerikane tha se është “thellësisht e shqetësuar nga ajo që duket të jetë një rritje e presionit zyrtar mbi mediat opozitare në Turqi”.

Kliko per me shume info

Megjithatë, kryeministri turk, Binali Yildirim nuk u përmbajt, duke thënë se “do të mbrojë lirinë e shtypit, por ka një mosmarrëveshje themelore me Evropën në lidhje me terrorizmin dhe përkufizimin e lirisë së medias”.

“Linjat tuaja nuk kanë rëndësi për ne”, tha Yildirim, në referencë të qartë ndaj shefit të Parlamentit Europian, Martin Schultz, i cili akuzoi se një “vijë e kuqe” ishte tejkaluar në mbylljen e mediave.

”Cumhuriyet”, gazeta më e madhe dhe e fundit që kritikon qeverinë, i përshkroi arrestimet e anëtarëve të saj, duke përfshirë gazetarë të shquar dhe një karikaturist, si “një grusht shteti” ndaj shtypit të lirë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here