Erdogan: BE nuk është alternativa e vetme për Turqinë

erdoganPresidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk do të ndalet në rrugën që ka ndjekur deri më tani dhe se kjo rrugë është integrimi në BE. Por, ai ka shtuar se në qoftë se procesi për integrim në BE nuk përparon, Turqia ka “shumë alternative të tjera”.

“Ende nuk e kemi mbyllur librin e BE-së. Por, askush nuk duhet të harrojë se Turqia ka edhe alternative të tjera”, ka thënë ai në një konferencë për medie në Stamboll, raporton AP.

Duke mos thënë se për çfarë alternativash të tjera bëhet fjalë, Erdogan ka theksuar se bisedimet me partner të tjerë potencialë, janë duke vazhduar.

Erdogan nënvizoi se rruga e Turqisë është duke vijuar në partneritetin që ka ky shtet edhe me vende, në pjesë të tjera të rruzullit tokësor.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...