Erdogan “kërcënon” Bashkimin Evropian

Kliko per me shume info

erdoganiiPresidenti turk Erdogan kërcënoi BE-në se do të kthejë mbrapsht 3 milionë emigrantët e strehuar në Turqi, në kuadër të marrëveshjes Bruksel- Ankara.

Erdogan në një intervistë për “Al-Jazeera” tha se Brukseli nuk i ka respektuar kushtet e vendosura. Ai i kujtoi BE-së premtimin për pagesën prej 6 miliardë eurosh, ndërkohë që tha se deri tani janë paguar vetëm 300 milionë.

Kliko per me shume info

Kërcënimi i presidentit turk vjen në një kohë kur marrëdhëniet me bllokun evropian janë të ftohta. Brukseli ka ngritur shpeshherë shqetësimin se Turqia shkel mbi normat e demokracisë dhe lirinë e shtypit.

Përveç shumës së parave, në këmbim të strehimit të emigrantëve Turqisë i është premtuar edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here