Ënjtja e këmbëve shërohet vetëm me këtë mënyrë…

UntitledËnjtja e këmbëve për shkak të të ulurit të gjatë ose qëndrimit në këmbë ndikon negativisht mbi kualitetin e jetës së njerëzve.

Këmbët, veçanërisht kyçet, janë pjesë e trupit ku më shpesh mund të vërehen ënjtje (edem).

Shenjat e para janë ndenja e parehatshme te këpucët dhe shtrëngim. Në disa raste, mund të vërehen dhimbje dhe plogështi.

Një ekspert ka zbuluar disa nga arsyet përse ënjten këmbët dhe si mund t’i trajtoni ato.
Keni qëndruar në këmbë gjatë gjithë ditës

Qëndrimi në këmbë se ecja për një kohë të gjatë mund të çojë në ënjtjen e gjymtyrëve të poshtme. Përpiquni të bëni pushime të shkurtra për të çlodhur këmbët dhe rregulluar qarkullimin e gjakut.
Lajmi i mirë: Ënjtja mund të zhduket gjatë natës ndërsa jeni duke fjetur.
Këpucët i keni pak të ngushta

Sandalet apo këpucët e ngushta janë disa nga shkaktarët që mund t’u ënjten këmbët ose vetëm gishtërinjtë. Mundohuni t’i shmangni ato në mënyrë që të mos ju krijohen probleme më serioze.
Keni shtuar peshë

Kilet e tepërta mund t’ju shkaktojnë ënjtje të këmbëve. Kjo ndodh zakonisht gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tremujorit në tretë. Gjatë shtatzënisë trupi prodhon 50% më shumë gjak dhe lëngje për bebin si dhe për të bërë gati pjesën e legenit për lindje. Prandaj shkaktohet edhe ënjtja e këmbëve. Çfarë duhet të bëni? Të vishni këpucë sa më të rehatshme dhe mos qëndroni shumë në këmbë.
Keni probleme me qarkullimin e gjakut

Nëse të dyja këmbët ju janë ënjtur, dhe për asnjë arsye nga faktorët e mësipërm, mund të keni një problem me qarkullimin e gjakut, siç janë venat variçoze (venat nuk e transportojnë gjakun në zemër por e depozitojnë në këmbë, ose në raste më të rralla, mpiksje të gjakut.
Keni infeksion

Infeksioni bakterial ose fungal në këmbë mund të shkaktojë plagë në lëkurë dhe inflamacion. Konsultohuni me një doktor që t’ju rekomandojnë ndonjë antibiotik për heqjen e infeksionit dhe çënjtjen e këmbëve./albeu.com/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...