Emergjencat Civile: Ja zonat e përmbytura në Tiranë, minimizoni lëvizjet!

Situatë alarmante në Tiranë, ja si është përmbytur “21 Dhjetori”Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu këshillohet qe fëmijët të mos lëvizin të pa shoqëruar nga të rriturit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

Zonat më problematike për momentin janë:

Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave.

Aktualisht niveli i ujit te kthesa e Kasharit është 50 centimetra. Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.

Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Edhe në aksin Lezhë-Shkodër, te Harku i Bërdicës, situata është problematike, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nuk i ndalon efektivëve, Policia në ndjekje të 22-vjeçarit me “Volkswagen”

Një i ri nga Durrësi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të ...