Elvis Roshi pyetet në prokurori për dekriminalizimin: S`di të jem dënuar askund

elvis-roshiKryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, paraqitet në Prokurori.

Për më shumë se 50 minuta nën shoqërinë e avokatit mbrojtës, Elvis Rroshi ka pohuar para prokurorit Enkild Gjini se vijon t’u qëndrojë të gjitha deklaratave publike të dhëna menjëherë sapo nisën hetimet për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Roshi këmbëngul se nuk mban mend se për çfarë është proceduar nga shteti italian, Rroshi ju ka kërkuar prokurorëve t’i paraqesin dokumentat e dërguara nga vendet ku thuhet se ai ka patur probleme me drejtësinë. Të njëjtën gjë përsëriti edhe avokati i tij.

“Është një marrje në pyetje pas 5 muajve e Rroshit. Është situata që ka qenë në fillim dhe jemi në pritje të letërporosisë që do të vijnë nga e tjera”, deklaroi avokati Theodhori Sollaku.

Prokuroria dyshon se kryebashkiaku i Kavajës nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të 1995 në Campobasso, nuk ka deklaruar dëbimin nga Italia dhe Zvicra si edhe ne nuk ka deklaruar se është arrestuar në 1997 me urdhër të Gjykatës së Zyrihut.

Me këto argumente për dyshimet se kishte falsifikuar e vetëdeklarimin, me herët prokuroria kërkoi arrestimin e tij duke marrë nga gjykatat e dy shkallëve arrestin shtëpiak, ndërkohë që Gjykata e Lartë e urdhëroi kreun e bashkisë së Kavajës që të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji pranë akuzës.tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dokumenti-aranit-cela

Del dokumenti, në vitin 1941 Aranit Çela kërkoi punë në administratën e fashizmit

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme zbulon një tjetër dokument në ...